Franca e gatshme për të vazhduar bashkëpunimin policor me Kosovën

Franca e gatshme për të vazhduar bashkëpunimin policor me Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa , është takuar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Në këtë takim ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, duke vlerësuar se situata është e qetë dhe stabile.

Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa Chabert u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor. /Telegrafi/

TAGS