Frazat më interesante të Zidane pas eliminimit nga Champions, pse nuk luajti Vinicius?

Frazat më interesante të Zidane pas eliminimit nga Champions, pse nuk luajti Vinicius?

Për Zinedine Zidanen, nuk është dështim eliminimi nga Liga e Kampionëve.

Real Madridi i tij ka fituar në vitin 2020 Superkupën e Spanjës dhe La Ligën dhe për këtë, Zizu thotë se kanë zhvilluar një sezon fantastik, teksa ka lavdëruar lojtarët.

“Lojtarët nuk janë të lumtur, por jam krenar me ta, kanë dhënë gjithçka në fushë”, tha Zidane.

“95% e asaj që kemi bërë këtë sezon ka qenë e shkëlqyeshme”.

“A u kualifikua City me merit? Kemi humbur të dy ndeshjet… me merit janë kualifikuar”.

“Sot duhej të jepnim gjithçka në fushë dhe e kemi bërë këtë, edhe pse na ka munguar diçka”.

“Pse nuk luajti Vinicius? Unë jam trajneri, ka lojtar që hyjnë dhe dalin, sot i ka ra atij të qëndrojë në stol”.

“E ardhmja? Unë jam trajner i Real Madridit. Tani duhet të pushojmë dhe të kthehemi që të bëjmë një sezon të madh”.