Frederik Veseli para Turqisë: Do të mundohemi sa më mirë për të marrë tre pikët

Frederik Veseli e di se çfarë do të thotë të luash në Kampionat Evropian, ai e ka provuar këtë ndjesi dhe beson se Shqipëria mund të përsërisë suksesit e vitit 2016-të.

Megjithatë në konferencën për të shtyp të kësaj të mërkure, dy ditë përpara sfidës ndaj Turqisë mbrojtësi i Empolit theksoi se kuqezinjtë duhet t’i marrin ndeshjet një e nga një dhe të mendojnë fillimisht vetëm për përfaqësuesen turke.

Cilat janë pritshmëritë e ndeshjes? Do të mundohemi sa më mirë për të marrë tre pikët. Do të përqendrohemi ndeshje pas ndeshje, qëllimi është fitorja. Ndeshja e parë është e rëndësishme”.

E prisni të jeni nga minuta e parë? Jo nuk e pres. Vij këtu dhe jam në dispozicion. Nëse vendos ai do të jem në fushë, nëse jo do të jem gati. Kisha dëshirë ta ndihmoj ekipin, por ai i merr vendimet”.

Ku ndihesh më mirë? Ndihem më mirë në qendër të mbrojtjes. Ka mundësi edhe për në krahë. Jam në dispozicion të trajnerit, ku ta shikoj ai të arsyeshme. Nëse luaj qendërmbrojtës do të jap më të mirën”.

Ku ndryshojnë ndeshjet? Kemi bërë disa gabime dhe do të mundohemi mos t’i përsërisim. Janë ndeshje të ndryshme. Sot kemi mbledhje analizë, do t’i shikojmë”.

Ka shanse Shqipëria të kalojë në vend të dytë? Për mënyrën si i përgatisim këto ndeshje, jemi shumë të përqendruar. Punojmë si grup dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Besoj se ka mundësi se asgjë nuk është e pamundur. Shqipëria e ka mundur Francën dhe Turqinë. Islanda ka marrë pjesë në Botëror dhe Evropian dhe e dimë forcën. Duhet të bëjmë diçka më shumë për ta kaluar grupin dhe i kemi mundësitë. Shpresoj se do ta arrijmë me shpirtin e grupit”.

Është gati ekipi kombëtar ta kalojë këtë krizë? Për eksperimente, nuk jam unë përgjegjës për këto gjëra. Ne japim maksimumin në fushë. Ka ardhur momenti për ta kaluar këtë grup. Kemi pasur krizë në rezultate, por në lojë kemi qenë në nivelin e kundërshtarëve, ka ndodhur prej episodeve”.

Si është atmosfera në ekip duke parë mungesën e Lenjanit dhe Strakoshës? Harmonia është e mirë. Për ata lojtarë ne nuk i diskutojmë. Secili lojtarë ka mendimin e tij, por kushdo që vjen këtu nuk mendojmë pse ka ardhur ai apo ky. Duhet të përqendrohemi më grupin tonë. Harmonia është shumë e mirë. E presim këtë ndeshje me shumë dëshirë. Është ndeshje e rëndësishme për ta filluar mirë. Këto gjërat e tjera i lëmë mënjanë”.

Si e konsideroni ekipin e Turqisë? Ka sulm të mirë të fortë, por jo diçka të jashtëzakonshme. Duhet ta respektojmë, por jo të kemi frikë. Edhe ne kemi sulm të mirë. Nuk janë Mesi ose Ronaldo. Duhet t’i studiojmë mirë për që mos t’i shprehin kualitetet e tyre”. /SS/

TAGS