Fredy Guarin zgjedh skuadrën e re

Fredy Guarin zgjedh skuadrën e re

22:33 |

Fredy Guarin ende nuk ka gjetur një skuadër të re për të vazhduar karrierën pasi përfundimit të kontratës me kinezët e Shanghai Shenhua.

Gjithsesi në drejtim të mesfushorit kolumbian kanë mbrritur shumë oferta.

Fillimisht u përfol për një rikthim të mundshëm te Serie A te Atalanta ose te Brescia por sëfundmi në skenë për 33-vjeçarin ka dalë Flamengo.

Guarin ka marrë një ofertë nga klubi nga Rio de Janeiro dhe ka kohë deri në datë 29 shtator për të kthyer një përgjigje pasi 29 shtatori është edhe afati i fundit që Flamengo mund ta regjistrojë lojtarin në Copa Libertadores. /Lajmi.net/ 

autor: Lajmi.net

22:40 |

TAGS