Alsat 2019-06-29T15:00:18+02:00
Forumi Rinor Islam ka reaguar ndaj paradës së komunitetit LGBTI të mbajtur sot në Shkup. Nga FRI thonë se për shkak të rrezikut që shfaqet në natyrshmërinë e familjes tradicionale dhe rolit të saj të mirëfilltë në socializmin e fëmijëve, si edhe për hir të vlerave humane, kundërshtojnë fuqishëm këtë marsh.
“Nisur nga fakti se me shekuj familja mbetet si njësia themelore në organizimin e jetës në shoqëri, duke vijuar kështu brez pas brezi ruajtjen e këtij institucioni të shenjtë, shprehim thellë indinjatën për realizimin e kësaj parade”, thuhet mes tjerash në reagimin e Forumit Rinor Islam.
Loading…