Safet Xhelali
Emërtues i përbashkët edhe i atyre shteteve që ishin kundër ndarjes së procesit të eurointegrimit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut e edhe i atyre që ishin kundër dhënies datë cilësdo nga këto dyjat ishin shqiptarët e Maqedonisë. Shqiptarët e Maqedonisë u cekën në veçanti edhe në deklaratat e mëpastajme të Merkel dhe Makron. Analizat e veçanta dhe të detajuara shpiejnë kah ajo se çka konkrete dhe faktike nga shqjptarët e Maqedonisë që kështu të nenvizohen si shkaktarë të ngecjes së procesit për dyja vendet. Nuk mund të jetë ndonjë karakteristikë kolektive e shqiptarëve të Maqedonisë pasi në atë rast do viheshte në pah shovenizmi, por kjo duket të jetë ndonjë frikë nga diçka konkrete që më parë ka ndodhur. Frika më e madhe pas daljes së Britanisë nga BE është dhe mbetet dalja në shesh e përçarjes europiane dhe rrënimi e derdhja e BE në tërësi sipas shembullit të BRSS dhe Jugosllavisë. Ashtu që e vetmja gjë që kanë shqiptarët e Maqedonisë e që mund ti frikëson disa në BE është një lider partiak që botërisht flet për veten si njeriu që ka prishë një union të madh-Jugosllavinë?! Mund që frika konkrete mu nga ky lider të ket qenë shtytësi kryesor për bllokim të procesit të euro-integrimeve për dyja vendet pasi si mund të bëni antar një shtet ku ka njeri që edhe më parë la rrënuar një union shtesh tē ngjashëm?!
Për këtë arsye ndoshta është mirë që lideri në fjalë të terhiqet nga skena politike, që të debllokohet rruga euroatlantike.
Ndoshta edhe shtyrja e procesit për në maj vitin e ardshëm përputhet me largimin e këtij lideri nga ana e gjykatave amerikane ose votës masovike kundër tij dhe politikave hidhja-futja e rrënuese e tek më pas tē lind dielli europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë.