Frikë nga COVID 19 në Kadastrën e Durrësit, familjarët e një punonjëseje dalin pozitivë. Nis dezinfektimi i godinës

Frikë nga COVID 19 në Kadastrën e Durrësit, familjarët e një punonjëseje dalin pozitivë. Nis dezinfektimi i godinës
Tash esht Koha

Frika e COVID 19 mbërrin edhe në Kadastrën e Durrësit.Gazetarja e News 24, Klodjana Haxhiaj bën me dije për “BalkanWeb” se familjarët e një punonjëseje të Kadastrës kanë rezultuar pozitivë.



Pas këtij rasti punonjësja është vetëkarantinuar në pritje të rezultatit të tamponit, ndërkohë që frika te stafi i saj i ngushtë është e madhe.

Raportohet po ashtu se në kadastrën e Durrësit ka nisur sot në mëngjes dezinfektimi i të gjitha ambienteve, ndërsa pritet që të merren tampone punonjësve të tjerë.

Tash esht Koha