S A 2019-04-08T16:00:27+02:00
Në Strugë vetëm për disa ditë janë shënuar tetë raste të reja të të prekurve nga fruthi. Me këtë, numri i përgjithshëm ka shkuar në 49 raste, ndërsa epidemiologët druajnë se numri do të rritet. Nga të regjistruarit deri tani 13 janë personel mjekësor. Gjashtë nga të infektuarit e ri janë të moshës 40 deri në 50 vjeç, dy janë fëmijë një vjeçar. Problem shtesë paraqet fakti që në spitalin e qytetit të Strugës nuk ka repart infektiv, kështu që të gjithë rastet dërgohen në Ohër për shërim.
Për shkak se sëmundja i ngjan fillimit të gripit, këta pacientë shpesh kanë vizituar ose repart të fëmijëve ose intern. Mjekët amë nuk veprojnë sipas algoritmit, dhe secili që ka skuqje të lëkurës pa dallim nëse ka pasqyrë të lehtë ose më të rëndë klinike, të gjithë i dërgojnë në repartin infektiv. Ky është një gabim i madh, sepse në këtë mënyrë mundësojnë përhapje të infeksionit”.- tha Jovanka Koroveshoska- Epidemiolog, Qendra për Shëndet Publik Ohër
Miki Trajkoski
Loading…