20 Dhjetor 2018 / 16:48
Si pasojë e epidemisë së fruthit e cila u shpall në Radishan të komunës së Butelit Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik njoftuan se do të fillojnë të bëjnë vaksinim të jashtëzakonshëm të fëmijëve nga mosha 6 muajshe deri në moshën 14 vjeçare me qëllim të eliminimit të kësaj sëmundje ngjitëse. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka formuar grup pune në të cilën do të jenë pjesë edhe Ministria e Punës Sociale dhe ajo e Arsimit me qëllim që të përforcohet kontrolli mbi vaksinimin e fëmijëve të gjendet mënzrë se si të zbatohen masat ndëshkuese për prindërit të cilët nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre.
Loading…