14 Tetor 2018 / 16:11
Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e fshatrave Sfillare e epërme, Rashçe dhe Radushë të Komunës së Sarajit paguajnë për çdo ditë transportin vajtje-ardhje për në institucionet arsimore edhe pse nga këto të fundit kanë të siguruara bileta mujore. Këto shpenzime shtesë ata I bëjnë për shkak të mungesë së transportit publik në fshatrat e lartpërmendur dhe neglizhencës së institucioneve kompetente për këtë problematikë. Pavarësisht shpenizmeve tjera, nxënësit dhe sudentët ndajnë buxhet prej 40 euro për të paguar transportin privat.
Është më mirë me pas autobusë, me kombi është shumë më shtrenjtë, edhe shumë harxhime. Sa paguani me kombi? 60 denarë me shku edhe me ardhë, këtu nuk ka stacion edhe për këtë nuk vijnë… Vetëm për në qytet e shfrytëzoj mujoren se këtu autobusi nuk vjen”.
Në fshatin tonë momentalisht ne shkojmë me kombi privat, autobusi nuk vjen deri në fund të fshatit, qëndron atje poshtë, ne jemi të obliguar me shku me kombi, me pagu nga 30-40 që me mbrri në shkollë… Këto janë shtesë shpenzime, në muaj duhet të pauaj 30-40 euro vetëm për kombi. Kur ishte para dy tre viteve, ishte autobusi që na merrte prej Sfillares së epërme, na dërgonte në shkollë pastaj sërish na merrte të shkolla”.
Edhe banorët shprehen të revoltuar për mungesën e transportit publik. Thonë se zgjidhja më e përshtatshme e këtij problemi është të sigurohet minibus për nxënësit e shkollave të mesme të cilët do ti transportonte direkt nga fshati në shkollë dhe anasjelltas.
Unë e kam djalin në shkollë, duhet të dalin deri te autobusi, në fund të fshatit, shkojë në këmbë tu vrapu, tash vjen dimri, bie terri, frikohen prej qenve. E kanë mujoren, por autobusi I lë atje poshtë”.
Nuk është mirë, transporti më mirë do të ishte me kombi, më I përshtatshëm sepse e dërgon direkt në shkollë dhe kthehet prapë në shtëpi…Ka qenë, por me qenë edhe më tutje do të ishte edhe më mirë…Fëmijët, tash për tash udhëtojnë me kombi por me pagesë plus”.
Për këtë, nga Ndërmarrja për Transport Publik, topin e hedhin tek Qyteti i Shkupit, duke na udhëzuar që përgjigje dhe sqarime duhet të kërkojmë tek Qyteti i Shkupit, në sektorin e trafikut. Nga kjo e fundit theksuan se arsyeja kryesore e këtij problemi është infrastruktura joadekuate dhe rrugët e ngushta në dhe drejt fshatrave në fjalë. Qyteti i Shkupit punon në zgjidhjen e këtij problemi dhe është në komunikim me Komunën e Sarajit për zgjidhjen e këtij problemi.
Melihate Rustemi