Alsat 2019-04-11T12:16:29+02:00
Ish-ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Ervan Fuere, thotë se është i dëshpëruar nga kompromiset që Komisioni Evropian i bën me vendet kundërshtare të zgjerimit dhe paralajmëroi se negociatat me vendin janë një test për kredibilitetin e BE-së, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
“Dëshpërues është që Komisioni Evropian nuk i respektoi afatet për raportet për avancimin, që duhej ta bënin këtë javë. Mendoj se ky është gabim strategjik. Jemi në dijeni pse e kanë bërë këtë, por sa më shumë që bëni kompromis, aq më shumë krijoni mëdyshje dhe aq më shumë e luani lojën e atyre të cilët nuk duan më shumë zgjerim”, u shpreh ish-Ervan Fuere.
Ai konsideron se deklaratat dhe lëvizjet e tilla nuk ndihmojnë dhe se Komisioni duhet të fokusohet në atë që t’i sqarojë opinionit se cilat janë beneficionet nga zgjerimi dhe se shpreson se nuk do të ketë shtyrje të vendimit për negociatat në muajin qershor.
“BE-ja po përballet me sfidë kritike, nëse nuk i sjell vendimet që presim për t’i sjell, me të vërtetë do të minohet kredibiliteti i angazhimeve të BE-së ndaj zgjerimit, është mirë të thuhet se nuk duhet të shpejtohet, por këto vende kanë marrë premtim se nëse i fillojnë reformat, përpjekjet e tyre do të shpërblehen dhe veçanërisht në rastin me Maqedoninë e Veriut dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës”, u shpreh Fuere.
Si edhe shumica e diplomatëve në Bruksel, ai mendon se PSP-ja duhet të vazhdojë të punojë pa pengesa dhe është i brengosur nga kufizimet e mundshme në punën e saj si rezultat i kompromiseve me opozitën.
Loading…