Fundi i globalizmit? Jo, mos e dyshoni kot!

Fundi i globalizmit? Jo, mos e dyshoni kot!
Tash esht Koha

Nga Zachary Karabell

Gjatë javëve të kaluara, koronavirusi nga një epidemic aziatike me efekte të forta në rrjetin e tregtisë ndërkombëtare kaloi në një pandemi globale që po zhyt tërë botën në recesion. Udhëtimet në të gjithë globin janë ndërprerë. Kufijtë janë mbyllur. Qindra miliona njerëz janë të bllokuar në BE dhe SHBA. Kriza ka fshirë triliona dollarë nga tregjet globale të aksioneve dhe zhyti të ardhmen e miliona bizneseve të vogla në të gjithë botën.

Në muajt në vazhdim, ka të ngjarë që ne të shohim një nga kontraktimet ekonomike rekord, dhe rënia do të shërbejë padyshim edhe për më shumë prova për ata që kanë argumentuar vitet e fundit se globalizimit po i vjen fundi. Nicolas Tenzer, kryetari i grupit të studimeve Cerap në Paris, argumenton se reagimet në përgjigje të virusit do të forcojnë “forcat populiste dhe nacionaliste që kanë kërkuar prej kohësh forcimin e kufijve. Ishte një dhuratë e vërtetë për ta.”

Komentatori veteran i tregut amerikan Gary Shilling kohët e fundit shkroi, “Efektet depresive të koronavirusit në ekonominë globale dhe ndërprerja e tregtisë është … duke ngulur gozhdën e fundit në arkivolin e globalizmit.” Ian Bremmer, themeluesi i Eurasia Group, një konsulencë ndaj rreziqeve, sheh një epokë më të tensionuar përpara, duke përfshirë keqësim të dukshëm në marrëdhëniet midis SHBA dhe Kinës. “Globalizimi ka qenë nxitësi më i madh i rritjes ekonomike,” thotë ai. “Trajektorja e saj tani po ndryshon, kryesisht për arsye gjeopolitike, dhe kjo do të përshpejtohet nga kriza e koronavirusit.”

Në mes të spiralës aktuale, është e vështirë tu rezistosh parashikimeve të tilla të tmerrshme. Por na duhet. Ekziston çdo arsye për të menduar se e ardhmja jonë pas koronavirusit nuk do të shikojë fundin e trendit globalizues të dekadave të fundit, por një kapitull të ri të kësaj historie. Bllokimi i papritur e tregtisë dhe udhëtimeve të shkaktuara nga pandemia nuk do të ikin brenda natës, dhe vitet e ardhshme do të shohin një ri-nacionalizim të disa industrive në vendet që munden. Por, kur kjo krizë të kalojë, ka të ngjarë të gjejmë një konfirmim të freskët të asaj që ne tashmë dimë për globalizimin: që është e lehtë ta urresh, e përshtatshme ta synosh dhe e pamundur ta ndalësh.

Edhe para virusit, pati indikacione për një pauzë dhe një tërheqje modeste në globalizim. Vitin e kaluar, tregtia globale u kontraktua me rreth 1%, por me 19 trilion dollarë ajo mbeti përsëri në nivelin më të lartë, pas vendosjes së rekordit në 2018. Sa i përket Kinës dhe SHBA, efekti i dyfishtë i tarifave të administratës Trump dhe nacionalizmit i Xi Jinping vendosën një fre në integrimin e mëteshëm. Të dhënat nga Byroja e Regjistrimit të SHBA tregojnë se vlera e përgjithshme e tregtisë së mallrave mes dy vendeve ra nga 630 miliardë dollarë në vitin 2017 në 560 miliardë dollarë në vitin 2019. Kjo rënie mes SHBA dhe Kinës e ktheu nivelin e tregtisë në vitin 2013. Por duhet të theksohet, është pothuajse pesë herë më shumë sesa në 2001. Me pak fjalë, edhe pas dy viteve luftë tregtare, boshti kryesor i globalizmit mbahet.

Ndërsa SHBA vendoste tarifa, qeveria kineze, nga ana e saj, po rrit shpenzimet jashtë vendit. Që nga viti 2014, Iniciativa e Rrugë dhe Vende e Kinës ka investuar gati 1 trilion dollarë në Amerikën Latine, Afrikë, Lindjen e Mesme, Azinë Juglindore dhe gjetkë. Iniciativa është bërë një shembull i pakontrollueshëm i globalizimit të drejtuar nga Kina. As coronavirusi nuk ka të ngjarë ta kthejë këtë prirje. Ndërsa Kina po del më shpejt nga kriza sesa pjesët e tjera të botës, udhëheqësit e saj po planifikojnë të rrisin investimet jashtë vendit në një botë që do të jetë e uritur për kapital. Javët e fundit, Pekini ka shpërndarë pajisje mjekësore, pajisje mbrojtëse dhe mjekë në Itali dhe vendet e tjera evropiane. Ndërsa kriza zgjerohet, Kina duket e angazhuar për më shumë angazhim me botën e jashtme, jo për më pak.

E njëjta gjë ka qenë e vërtetë edhe për sektorin privat në SHBA. Edhe para shpërthimit të koronavirusit, kishte diskutime të shumta për nevojën e shkëputjes ekonomike nga Kina. Por pakënaqësia për marrëdhëniet dypalëshe për firmat amerikane nuk do të thotë largim nga globalizimi; ata në vend të kësaj po diversifikojnë dhe të krijojnë lidhje me pjesët e tjera të botës.

Apple, për shembull, e përqëndruar shumë në Kinë, si dhe një treg në rritje, tani është duke kërkuar të lëvizë disa nga operacionet e saj me bazë në Kinë diku tjetër. Por lëvizja më e mundshme e kompanisë janë në vendet e tjera në Azinë Lindore e jo brigjet amerikane.

Në Evropë, pavarësisht Brexit, integrimi ekonomik vazhdon të rritet. Në fakt, Brexit nxiti një rritje të konsiderueshme të investimeve ndërkufitare brenda vendeve të mbetura të eurozonës. Shoku i largimit të një prej anëtarëve të tij kryesorë, ka dyfishuar përpjekjet e 27 vendeve të mbetura për t’u afruar. Një studim nga London Economist School tregon se Brexit nxiti më shumë edhe investimet britanike në Evropë, me një rritje prej 12%, nga 2016-2018.

Rimëkëmbja pas koronavirusit është e sigurtë që do të sjellë rritje të shpenzimeve nga qeveritë individuale evropiane dhe nga vetë BE. Shërimi i Evropës nga kriza financiare e 2007-08 u pengua nga ndarjet veri-jug. Me koronavirusin që po godet të gjithë kontinentin me një forcë në rritje, ato ndarje do të zhduken. Banka Qendrore Evropiane ka njoftuar tashmë një program 750 miliardë euro (810 miliardë dollarë) për blerjen e bonove; në fazën më të keqe të krizës së fundit financiare, u deshën muaj debatesh që BQE të ndërhynte.

Investimet pas virusit ka të ngjarë të përfshijnë edhe të gjithë Amerikën Latine, Afrikën dhe veçanërisht Azinë Lindore, ku Partneriteti Trans-Paqësor (në mungesë të SHBA) ka rregulluar marrëdhëniet ekonomike. Lidhje të tilla do të zgjerohen në vazhdën e krizës aktuale, për arsye jo të altruizmit por të interesit vetjak.

Pandemia e koronavirusit, padyshim, është një nënprodukt negativ i botës sonë të hiper-lidhur, dhe ka sjellë një bllokim gati të plotë të udhëtimeve dhe turizmit global. Shkalla e udhëtimeve dhe turizmit për tregti dhe biznes është vetë ajo që ka e bërë shumë më të vështirë përmbajtjen e pandemisë. Në 1950, sipas Organizatës Botërore të Turizmit, kishte 25 milion mbërritje turistike; vitin e kaluar, ishin 14 miliardë.

Turizmi qe bërë një biznes në lulëzim në të gjithë botën. Midis 2006 dhe 2019, vlera direkte dhe indirekte e tij u rrit nga 5 trilion dollarë në më shumë se 9 trilion dollarë. Rënia e vazhdueshme e kërkesës për udhëtime do të ndihet në mënyrë të mprehtë në të gjithë botën. Megjithatë, turizmi dhe udhëtimet, së bashku me fenomenin e lidhur me miliona studentë nga dhjetëra vende që studiojnë jashtë vendit, janë simbolet më të fuqishëm të një ndërlidhje të thellë të botës sot. Përhapja alarmante e koronavirusit me të vërtetë ka sjellë bllokim në shumë vende, por përgjigja ndaj saj do të jetë vetëm bashkëpunimi i besueshëm transnacional kundër pandemive të ardhshme. Nga të gjitha llogaritë, një koordinim i tillë nevojitet sot më shumë se kurrë në komunitetin mjekësor dhe shkencor, pasi vetëm ashtu garantojmë për të kuptuar virusin dhe për të krijuar vaksinën kundër tij.

Ndoshta muajt pa mënyrat e njohura të udhëtimeve mund ti ndryshojnë përgjithmonë modelet e sjelljes. Por nuk është çudi që përballë të kemi edhe një valë të kërkesës nga miliona njerëz për ekzaminim më të koordinuar shëndetësor. Dhe pastaj edhe rrjedhën e kapitalit.

Por nuk janë vetëm mallrat dhe njerëzit që e kanë kaluar botën në lëvizje gjithnjë e më energjike gjatë dy dekadave të fundit; paratë janë gjithashtu. Në 15 vitet e kaluara, sipas FED, zotërimet amerikane të letrave me vlerë u rritën nga 6 trilion dollarë në më shumë se 12 trilion dollarë. Kjo edhe në vendet e tjera. Vetëm Kina, në mesin e aktorëve kryesorë ekonomikë, ka kufizime domethënëse të kapitalit, por edhe tregjet e saj të brendshme lëvizin sinkron me tregjet financiare të pjesës tjetër të botës. Mungesa e ndonjë kontrolli të kapitalit real dhe oreksi i shtuar për të investuar kudo është arsyeja pse tregjet financiare filluan të bien rrëzohen sapo koronavirusi të largohet nga Kina.

Është e lehtë të imagjinohet shkatërrimi i botës sonë të ndërvarur. Por një tkurrje e mprehtë e shkaktuar nga një pandemi nuk është e njëjtë me një përmbysje të përhershme të integrimit të thellë dhe të komplikuar global të zinxhirëve të furnizimit, tregjeve dhe jetës së përditshme të shtrirë gjatë dy dekadave të fundit. Këto marrëdhënie janë të qëndrueshme dhe të dobishme dhe do të jenë të vështira për t’u prishur. Koronavirusi nuk ka gjasa të jetë momenti kur ne të shohim rrëzimin e një tendence të gjerë historike që ka kaluar përmes Depresionit të Madh, Luftës së Dytë Botërore, Luftës së Ftohtë dhe krizave të tjera të panumërta, nga 9/11 deri në përmbysjen financiare të 2007-08.

Muajt ​​e ardhshëm do të ndjehen si fundi i supozuar i një epoke të globalizmit. Dhe mund të jetë fundi i fazës së parë të globalizmit, me optimizmin e tij të ashpër dhe reagimet përkatëse ideologjike dhe ekonomike. Por do të ketë edhe një fazë tjetër.

Ndërsa qytetarët do të dalin nga forma e ndryshme të strehimit, ata do t’i përballojnë ditët e pranverës me lehtësimin dhe hutimin e paraardhësve tanë në Luftën e Dytë Botërore, të dalë nga një strehë bombe mëngjesin më pas. Ata do të gjejnë një botë të ndryshuar me kufizim të udhëtimeve, testime për viruse, por edhe një sistem global masiv me strukturë të paprekur. Shkalla e plotë e asaj që është krijuar gjatë disa dekadave të fundit, për të mos harruar përfitimet e mëdha që kanë ardhur prej saj për miliarda njerëz, do ta parandalojnë një përmbysje. Ne do të zbulojmë se me të vërtetë jemi të gjithë për këtë. Globalizimi vdiq. Rroftë globalizimi. WSJ

Tash esht Koha