Alsat 2019-09-14T16:26:39+02:00
Ideja për marrjen e kompetencave të komunave të Ohrit dhe Strugës në pjesën e dhënies me koncesion të plazheve, u aktualizua sërish, por pasi përfundoi sezoni i verës. Propozim-ligji për ndërtim, i cili është bazë për këtë, siç mëson Alsat, tashmë është gati dhe është në shqyrtim tek grupet parlamentare. Qëllimi i tij është që pushteti qendror, e jo ai lokal, t’i japë me qira plazhet.
Propozim-teksti për Ligjin e ri për truall ndërtimor është dorëzuar nga grupi i deputetëve dhe në këtë moment është në fazë të koordinimit mes grupeve parlamentare”-thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Plazhet pranë Liqenit të Ohrit një kohë të gjatë punojnë pa koncesione meqë ato u kanë skaduar, por pronarët edhe më tutje ekonomizojnë me to dhe përfitojnë. Atyre në Ohër koncesionet u kanë skaduar në vitin 2018, derisa në Strugë që nga viti 2016. Në një situatë të këtillë kaotike, qytetarët kanë mendime të ndara se kush duhet në të ardhmen t’i japë plazhet me qira.
“Nuk besoj në shtetin meqë ai është i burokratizuar deri në skajshmëri. Më shumë jam për dhënien e plazheve me koncesione. Por, të ketë rregullativë ligjore”
Komisioni antikorrupsion tashmë është duke kontrolluar nëse edhe në aspektin juridik me plazhet punohet në mënyrë të paligjshme meqë koncesionet kanë skaduar. Ministri i Transportit, Goran Sugarevski, në fillim të marsit paralajmëroi se shteti do t’i japë plazhet me koncesion në vend të komunave. Ohri e mirëpriti paralajmërimin, ndërsa kreu i Strugës Ramiz Merko, paralajmëroi se nëse miratohet një ligj i tillë, ai do ta ankimojë në Kushtetuese, e nëse është nevoja do të dorëhiqej nga posti.
Miki Trajkovski
Loading…