Fury i ashpër me Wilder: Edhe gruaja dhe fëmijët e tu e dinë se të mposhta

Fury i ashpër me Wilder: Edhe gruaja dhe fëmijët e tu e dinë se të mposhta
22:01 | 19 Dhjetor 2019

Tyson Fury nuk ka kursyer asgjë në mesazhin e tij të fundit për Deontay Wilder.

‘Gypsy King’ i ka bërë të ditur yllit amerikan të boksit se nuk ka frikë nga ai, dhe se do ta mposhtë herën tjetër, në revanshin e madh.

Fury thotë se të gjithë e dinë se ai e fitoi duelin e parë, madje edhe gruaja dhe fëmijët e Wilder.

“Ky mesazh shkon për Deontay Wilder, endacakun e madh. Do të vë gjithçka që të mposhtë herën tjetër. Nuk kam frikë nga ti, nuk shqetësohem për ty” ka thënë Fury, transmeton lajmi.net.

“Nuk isha i shqetësuar për ty atëherë, dhe dukshëm nuk jam i shqetësuar as tani. Endacak” ka shtuar britaniku.

“Ti e di se humbe – trajneri yt, menaxheri yt, gruaja jote, fëmijët e tu. Të gjithë ata e dinë se ‘Gypsy King’ të mposhti. Po vij për ty, qullac” ishin fjalët e ‘Gypsy King’.

Tyson Fury ka ndarë rrugët me trajnerin e tij, Ben Davison, pak kohë para revanshit me Wilder. /Lajmi.net/

TAGS