Fury ka një premtim të madh për fansat rreth Wilder

Fury ka një premtim të madh për fansat rreth Wilder
9:33 | 22 Maj 2019

Tyson Fury ka deklaruar se rimeçi për titullin e peshave të rënda me Deontay Wilder ka shumë gjasa ‘’të ndodhë në muajin mars ose prill’’.

Wilder fitoi ndeshjen e fundit kundër amerikanit Dominic Breazeale me nokaut në raundin e parë të shtunën për ta ruajtur titullin e tij të WBC.

Edhe vetë agjenti i tij kishte paralajmëruar se klienti i tij do të ndeshet me Furyn ose Joshuan vitin e ardhshëm, përcjell lajmi.net.

‘’Wilder nuk mund të ik gjithmonë. Ky rimeç duhet të ndodhë’’, tha Fury.

‘’Ne ishim shumë pranë një rimeçi. Unë kisha kontratat, ata kishin kontratat, po përpiqeshim të pajtoheshim për kushtet.

‘’Papritmas m’u ofrua një marrëveshje e madhe nga ESPN dhe më bëri një ofertë që nuk mund ta refuzoja. Rimeçi ishte parashikuar të bëhej në maj besoj’’.

“Dhe Deontay Wilder me sa duket nënshkroi një marrëveshje për tre luftëra [me Showtime] para se të nënshkruaja marrëveshjen ESPN”, zbuloi 30-vjeçari.

Rimeçi i dyshes dështoi pasi nënshkruajtën kontratë me dy transmetues të ndryshëm. /Lajmi.net/

[embedded content]