Fury kishte një arsye që e shtyu ta emëronte Wallin si kundërshtarin e radhës

Fury kishte një arsye që e shtyu ta emëronte Wallin si kundërshtarin e radhës
23:30 | 31 Gusht 2019

Tashmë është mësuar arsyeja që shtyu Tyson Furyn të emëronte Otto Wallin si kundërshtarin e tij të ardhshëm.

Fury do të rikthehet në ringun e Las Vegasit më 14 shtator, për duelin e tij me boksierin suedez, Otto Wallin.

Shumë nga audienca e boksit kishin mbetur të befasuar nga emri i sfiduesit të ‘Gypsi King’, por së fundmi është mësuar arsyeja se pse Wallin do të jetë përball Fury.

“Një nga kërkesat që ne kishim për kundërshtarin e radhës së Tyson Fury, ishte se ai duhet të jetë një kundërshtar i madh, pasi Fury do të përballet me një kundërshtar të madh kur të jetë përballë Wilder, për titullin” ka thënë promotori Bob Arum, transmeton lajmi.net.

“Wallin ishte më i miri në dispozicion. Ai është i pamposhtur dhe ka goditje të mirë. Do t’i hap telashe Furyt” ka thënë tutje ai.

Synimi i Fury është që të përballet me Deontay Wilder për titullin e WBC, duel ky që do të ishte revansh pas barazimit të dhjetorit të vitit të kaluar. /Lajmi.net/

TAGS