Fury stërvitet për WWE, sulmohet nga kundershtari

Fury stërvitet për WWE, sulmohet nga kundershtari
19:20 | 23 Tetor 2019

Ish kampioni i botës në peshat e rëndë në boks, Tyson Fury, po vazhdon përgatitjet për debutim në WWE.

Britaniku më 31 tetor do të debutojë në WWE, ku kundërshtari i tij do të jetë Braun Strowman.

Kjo përballje ka filluar të tërheq interesim të madh, sidomos nga stërvitja e fundit e Fury, i cili është sulmuar nga Strowman.

Strowman është paraqitur në stërvitje e Fury, duke e përplasur për toke britanikun.

Ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak Furyt, që do të kërkojë hakmarrje në betejën e tetorit./Lajmi.net/

TAGS