Fury: Wilder s’mund të më prekë, do ta bëj të duket si idiot

Fury: Wilder s’mund të më prekë, do ta bëj të duket si idiot
23:01 | 30 Dhjetor 2019

Tyson Fury është shprehur optimist para revanshit me Deontay Wilder.

‘Gypsy King’ ka thënë se do ta fitojë duelin e ardhshëm me kampionin e WBC, i cili sipas britanikut nuk ka bërë asgjë të re, dhe ka pësuar rënie.

Wilder dhe Fury ndaheshin baras në meçin e parë, të cilin për shumë kë e kishte fituar Fury, por ishte vendimi i jurisë që vlente në fund.

Para kësaj ndeshje, Fury ka thënë se Wilder nuk do të ketë shans ta prekë atë në ring.

“Wilder nuk ka bërë diçka që nuk ka bërë më herëët. Njerëzit thonë se ai u ngrit pas ndeshjes me mua. Ai ka luftuar me Ortiz, dhe mposhti një djalë të vjetër, por humbi secilin raund në rrugën për tek nokauti” ka thënë Fury, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk do të më prekë kësaj radhe. Në këtë duel ai nuk mund të lëshoj goditje, dhe do të duket si idiot” shtoi britaniku.

Fury dhe Wilder do të kenë revanshin e tyre më 22 shkurt të vitit 2020. /Lajmi.net/

TAGS