Alsat 2019-04-19T14:35:09+02:00
Kandidatja për President Gordana Siljanovska Davkova, synon të bëhet femra e parë, e cila mund të ulet në fronin e Vilës Vodno. Siljanovska, gjatë gjithë fjalimeve ka theksuar se atdheut i duhet një nënë, e cila do të kujdeset për ruajtjen e identitetit kombëtar. Ajo ka kritikuar ashpër Marrëveshjen e Prespës.
Sipas tyre, vazhdimisht duhet t’iu themi Perëndimorëve atë që duan ta dëgjojnë, se janë në të drejtë edhe kur Marrëveshja është e dhimbshme, kompromisi është i domosdoshëm, kinse e kemi forcuar identitetin edhe atëherë kur e kemi humbur. Por, kjo atyre aspak nuk u intereson! Pse? Sepse ata nuk e dinë se çka është identiteti maqedonas. Ata e dinë se çka është identiteti financiar. Ata e dinë se çka është identiteti i korrupsionit, por ata nuk janë si ne dhe nuk e dinë andaj ne duhet t’iu tregojmë- deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, Kandidate për Presidente.
Kandidatja Siljanovska, ka mbështetjen e partisë opozitare të VMRO DPMNE-së. Kreu i këtij subjekti politik Hristijan Mickoski, nëpër tubime vazhdimisht ka vënë theksin te pushteti, sipas tij, i zhytur në korrupsion, nepotizëm, degradim ekonomik dhe krim. Mickoski shprehet i bindur se presidentja e ardhshme do të jetë femër.
Më 21 prill dhe me 5 maj do të fitojmë dhe presidente e ardhshme e Republikës së Maqedonisë është profesoresha Gordana Siljanovska Davkova. Këtë duhet ta dinë këta pushtet mbajtës të vockël, shërbëtorët e Zoran Zaevit dhe LSDM-së, të cilët incizojnë e përgjojnë, e pastaj edhe kontrollojnë, se ky popull është vet pushteti sado që e shtypni, do t’ua kthejnë. A kjo ditë po vjen, sepse ata janë gjunjëzuar dhe rënia e tyre është çështje javësh- tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.
Karvani i Siljanovskas sonte do të përmbyll fushatën me tubimet në Probishtip dhe Shtip.
Adnan Qaili
Loading…