Futbollistët e Liverpool po përdorin doping?

Futbollistët e Liverpool po përdorin doping?

15:29 |

Në kohën kur Jurgen Klopp mori timonin e Liverpool, gjendja ishte alarmante.

Liverpool ishte një ekip mesatar gjatë asaj kohe, kishte diferencë të madhe me ekipet tjera të mëdha angleze.

Por që nga ardhja e trajnerit gjerman ndër vite gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike, përcjell lajmi.net.

Por si ndodhi kjo në mënyrë kaq të shpejtë?

Epo, transferimet e tij të qëlluara kanë ndihmuar në transformimin e klubit – si dhe në përmirësimin e lojtarëve që ishin tashmë në klub.

Sidoqoftë, një tifoz i Everton nuk po i beson kësaj.

Në vend të kësaj, ai ka dalë me një teori të çmendur që sugjeron se Liverpooli në të vërtetë ka bërë ”doping” me lojtarët e vetë.

Në një forum në internet të Evertonit me temën e titulluar: “Faleminderit Zot Man City”, një përkrahës i ‘Toffees’ ka pohuar se Liverpool mund të jetë duke u dhënë lojtarëve të tyre steroid.

Ata fillojnë: “Gjëndja [steroide] është diçka për të cilën kam menduar për një kohë, nuk do të më befasonte aspak nëse një skandal doping shfaqet rreth tyre brenda disa viteve”.

Atëherë ata morën shembuj të Luis Suarez, Sadio Mane, Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe madje edhe Divock Origi.

Ata gjithashtu përmenden faktin që Liverpool luan futboll me intensitet të lartë dhe megjithatë kurrë nuk duken të lodhur ose të dëmtuar. /Lajmi.net/ 

autor: Lajmi.net

15:29 |

TAGS