Trent Alexander-Arnold ka dhënë fjalë të mëdha për Përfaqësuesen e Kosovës. Mbrojtësi anglez thotë se “Dardanët” janë të nënvlerësuar pasi bëhet fjalë për një ekip mjaft të rrezikshëm, i cili e demonstroi këtë edhe në duel me “Tre Luanët”, kur kaloi në epërsi në sekondat e parë të lojës
Paraqitjet
mbresëlënëse dhe rezultatet pozitive e kanë ngritur reputacionin e Përfaqësueses
së Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Për
“Dardanët” bota tash ka mendim ndryshe, e mbi të gjitha ekipet të cilat janë përballur
me ta.
Anglia
fitoi me vështirësi ndaj ekipit Verdhekaltër muajin e kaluar në kuadër të
kualifikimeve për Euro 2020.
Për
këtë është i vetëdijshëm edhe mbrojtësi i djathtë anglez, Trent
Alexander-Arnold, i cili shpreh respekt maksimal për ekipin e Bernard
Challandes.
Kosova
gjendet në pozitën e 120-të në renditjen e FIFA-s, por futbollisti i
Liverpoolit konsideron se “Dardanët” meritojnë të jenë më lartë dhe se kjo nuk është
pasqyra reale e forcës së këtij ekipi.
“Kosova
ishte ekip mjaft i nënvlerësuar dhe ne kishim respekt maksimal për këtë skuadër
para lojës, e dinim se ishin të rrezikshëm dhe se mund të na kërcënonin. Për
fatin tonë të mirë, ne ishim në gjendje të shënonim më shumë, por nuk jemi të kënaqur
me golat që i pësuam dhe duhet të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë Alexander-Arnold.
Anglia
prin në Grupin A me 12 pikë, tri më shumë se Republika Çeke (9) dhe katër më
shumë se Kosova (8).
“Tre
Luanët” do të luajnë të premten në Pragë pikërisht me çekët në udhëtim dhe një
fitore eventuale do t’i dërgonte ata me një këmbë në Evropian.
Nga ana tjetër, Kosova luan sonte me Gjibraltarin në ndeshje miqësore, ndërsa të hënën që vjen do ta zhvillojë një takim mjaft të rëndësishëm me Malin e Zi, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. /Gazeta Express/