Futbollisti shqiptar rezulton me Koronavirus, i gjithë ekipi futet në karantinë. Shtyhen ndeshjet

Futbollisti shqiptar rezulton me Koronavirus, i gjithë ekipi futet në karantinë. Shtyhen ndeshjet

Rasti i mbrojtësit të Kosovës Mirlind Kryeziu, i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus te Zyrihu, ka bërë që të shtohet frika në Zvicër.



Kryeziu ishte rasti i parë me Koronavirus në kampionatin zviceran dhe për këtë arsye, ankthi është i madh.

Madje Zyrihu ka marrë vendim që të gjithë lojtarët dhe stafi i ekipit të karantinohen për 1 javë dhe në këtë mënyrë shtyhen edhe dy ndeshjet në kampionat që ky ekip kishte, me Sionin dhe Bazelin, shkruan PanoramaSport.

U tha se Kryeziu nuk kishte pasur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës pasi kishte ndjerë simptomat, por për siguri i gjithë ekipi ka vendosur të karantinohet.

TAGS