Futi në Shqipëri ‘Lamborghinin’ e vjedhur në Itali? Interpoli i jep përgjigjen e papritur policisë shqiptare

Futi në Shqipëri ‘Lamborghinin’ e vjedhur në Itali? Interpoli i jep përgjigjen e papritur policisë shqiptare

Një 36-vjeçar pak ditë më parë është arrestuar nga Policia në Pikën Kufitare të Morinës, pasi dyshohej se mjeti ‘Lamborghini’ që po fuste në Shqipëri ishte i vjedhur në Itali.

Në pranga ra shtetasi Labinot Ramadani, kosovar me letra zviceriane.

Interpol Roma dhe Bazeli kanë sjellë përgjigjen në lidhje me automjetin luksoz të llojit “Lamborghini”, që u sekuestrua në Morinë.

Mjeti nuk është i vjedhur dhe se ‘Lamborghini’ ishte me dokumenta të rregullta.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur më 28 korrik, ndërsa në gusht dokumenti i është përcjellë prokurorisë së Kukësit.

TAGS