Gabimi i mjekut ia mori jetën në prag të 23-vjetorit të lindjes kësaj pacienteje

Gabimi i mjekut ia mori jetën në prag të 23-vjetorit të lindjes kësaj pacienteje

Një lajm i rëndë u bë me dije sot nga Greqia.

Një 23-vjeçare shqiptaro-greke, e identifikuar si Aleksandra Bistolaki ndërroi jetë tragjikisht si pasojë e një gabimi mjekësor.

Mësohet se vajza vuante nga çregullimet hormonale për shkak të një kisti dhe kjo e detyroi t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërhyrja rezultoi fatale për të renë e cila ndërroi jetë për shkak të mbidozës së anestezisë nga ana e mjekut.

Për ngjarjen e rëndë ka dhënë deklaratë në media babai i saj, Nikos Bistolaki i cili rrëfen se vajza kishte pasur dhimbje dhe të vjella gjatë natës ndërsa mjeku u kishte thënë se do e kalonte me një qetësues.

Pasi gjendja e së resë u rëndua mjeku urdhëroi të dërgohej me urgjencë drejt spitalit të Athinës.

Fatkeqësisht, ne e humbëm fëmijën tonë në një operacion rutinë.

Ajo shkoi për të bërë një operacion gjinekologjik dhe e vranë.

Shkoi me nënën e saj dhe kur operacioni kishte përfunduar ato u kthyen në shtëpi.

Aleksandra ishte me dhimbje të forta.

Bashkëshortja telefonoi mjekun dhe ai i tha asaj se dhimbja ishte normale dhe se do të kalonin përmes një qetësuesi.

Dhimbja nuk u ndal dhe vajza kishte edhe të vjella.

Kjo vazhdoi gjatë gjithë natës ndërkohë që ajo ndihej e këputur.

Të nesërmen në mëngjes, doktori na tha të shkonim në klinikë, por Aleksandra ishte aq e rraskapitur sa na dërguan me autoambulancë.

Pasi kuptoi dëmin që kishte shkaktuar, mjeku nisi të thërriste kardiologë dhe neurologë dhe duke na thënë të mos shqetësohemi.

Mandej, ai na tha që vajza duhet të transportohej urgjentisht në një spital të madh në Athinë.

Vajza mbeti në Spitalin Gennimata deri dje, kur humbi betejën me jetën.

Mjekët në Athinë bënë përpjekje mbinjerëzore për ta mbajtur gjallë, ajo ishte në gjendje kome dhe siç na thanë mjekët, Alexandra vdiq.

Ajo ishte intubuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Babai i 22-vjeçares rrëfen se e bija studionte Kontabilitet në Prevezë, dhe ishte në vitin e tretë të studimit.

Fatkeqësisht ajo u nda nga jeta në prag të ditëlindjes së saj të 23-të në moshën më të bukur.

TAGS