Galaxy Fold është më i brishtë sesa Samsung pretendon

Galaxy Fold është më i brishtë sesa Samsung pretendon

Edhe pasi kompania përmirësoi telefonin duke e bërë më të qëndrueshëm, Samsung u ka kërkuar përdoruesve të jenë më të kujdesshëm. Këtë javë CNET vendosi të testonte telefonin.

Duke përdorur një makineri krijuar nga SquareTrade, CNET hapi dhe mbylli Galaxy Fold për disa orë me radhë. Telefoni qëndroi për 119,389 palosje përpara se ekrani dhe boshte të dëmtohej.

Kjo shifër është shumë më pak sesa 200,000 që Samsung ka premtuar për Galaxy Fold që duhet të jetojë 5 vite.

Sigurisht askush nuk do të hapte dhe mbyllte telefonin për orë të tëra dhe askush ta mbante për 5 vite me radhë. Por Samsung pretendon se u reziston 200,000 palosjeve, ose 100 palosje në ditë për 5 vite.

Madje kompania ka bërë një video për të treguar sesi ka testuar çdo pajisje

TAGS