Galaxy S10 dhe S10+ shihen përsëri në foto të reja

Ka më pak se një muaj përpara se Samsung të zbulojë telefonët e ardhshëm të tyre në San Francisko, por pajisjet tashmë janë publikuar në internet. Imazhet e fundit vijnë nga faqja gjermane e teknologjisë AllAboutSamsung, dhe tregojnë atë që duket të jetë Galaxy S10 dhe S10 + nga përpara, prapa dhe anash.

Në këto foto nuk zbulohen shumë informata të reja, por ato ofrojnë një pamje më të qartë të kamerës me dy lente, vrimës së kamerës në S10 + dhe atë që duket të jetë një UI i rifreskuar. Për më tepër, ne mund të shohim edhe ekranin e ri “Infinity-O”, me kuadrat e tij të hollë dhe një fund të hollë, të plotësuar me vendin për kartelën SIM, port USB-C dhe kufje.

Nga raportet e mëparshme, presim që Samsung të lansoj të paktën tre pajisje të reja Galaxy S10 në ngjarjen Unpacked më 20 shkurt, duke filluar nga madhësia prej 5.8 inç deri në 6.4 inç. Disa thashetheme kanë sugjeruar edhe se do të ketë një telefon Galaxy të katërt: një pajisje me 6.7 inç, që me sa duket do të rrumbullaksoj linjën e ekranit. /Telegrafi/

TAGS