Galaxy S10 do të lansohet më 17 shkurt, në San Francisko

Galaxy S10 do të lansohet më 17 shkurt, në San Francisko

Trio e telefonave Samsung Galaxy S10 – Samsung S10, S10 Plus dhe S10 Lite – janë planifikuar për një lansim zyrtar në një ngjarje në San Francisko, një javë përpara MWC 2019, e cila fillon të hënën më 25 shkurt në Barcelonë.

Ky lajm vjen nëpërmjet faqes së lajmeve koreane The Korea Herald. Është e habitshme për shkak se supozimi deri më tani ishte se S10 do të shpallet në një ngjarje Samsung Galaxy Unpacked në MWC të dielën më 24 shkurt, ashtu si S9 që u lansua në MWC më 25 shkurt 2018.

Megjithatë, nëse është i saktë, lajmi sugjeron që nisja zyrtare e Samsung Galaxy S10 do të zhvillohet të dielën më 17 shkurt.

Korea Herald thotë se ka pasur një diskutim të brendshëm në Samsung për ndryshimin e datës dhe vendndodhjes së ngjarjes Unpacked për të shënuar 10 vjetorin e telefonit Galaxy.

Edhe nëse Huawei nuk njofton telefonin e tyre të palosshëm në MWC, është pothuajse e sigurt se prodhuesi kinez do të ketë diçka të veçantë për të zbuluar. Ndoshta do të publikohet telefoni i parë 5G i kompanisë ose pasuesi i P20 Pro, P30 Pro. Gjithashtu pritet që MWC të shfaq një telefon të ri kryesor nga Sony: Xperia XZ4. Nokia, Honor, Oppo, Xiaomi, OnePlus dhe HTC ka të ngjarë të kenë prezenca të mëdha gjithashtu.

I njëjti raport gjithashtu shton, duke cituar një “zyrtar të rangut të lartë të Samsung”, se data e lansimit për telefonin e palosshëm të Samsung nuk është konfirmuar.

TAGS