Galaxy S11 mund të ketë një ‘armë sekrete’ për të mundur iPhone 12

Galaxy S11 mund të ketë një ‘armë sekrete’ për të mundur iPhone 12

Let’sGoDigital zbuloi një patentë që Samsung paraqiti kohët e fundit për një telefon me një spektrometër të instaluar – një sensor magjik që mat masat e një ushqimi për të përcaktuar se çfarë është e pranishme, së bashku me sasinë specifike.

Është një teknikë që lejon sensorin të përcaktojë përmbajtjen e ujit përmes lëkurës si dhe vlerën ushqyese të ushqimit.

Në fakt, është kaq e ndërlikuar, mund të gërmojë aq thellë sa të identifikoj përbërësit individual që e përbëjnë atë, si karbohidratet dhe yndyrnat.

Samsung Galaxy S11 nuk do të ishte i pari telefon që vjen me një spektrometër, nëse ndodhë vërtet.

Kjo karakteristikë doli në Changhong H2, që u shfaq në CES 2017 dhe u lansua më vonë si në Kinë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.

Samsung thuhet se po përgatit një telefon me një aparat fotografik kolosal 108MP në anën e pasme, me një zmadhim optik të pesë fishtë.

TAGS