Galeria kombëtare në bashkëpunim me Ambasadën e Hungarisë në Shkup prezantojnë ekspozitën “Trende moderne në fotografisë hungareze”

Galeria kombëtare në bashkëpunim me Ambasadën e Hungarisë në Shkup prezantojnë ekspozitën “Trende moderne në fotografisë hungareze”

Galeria kombëtare në bashkëpunim me Ambasadën e Hungarisë në Shkup, Muzeun hungarez te artit dhe Verën shkupjane, prezantojnë ekspozitën “Trende moderne në fotografisë hungareze”.

Trendet moderne në fototgrafinë hungareze nga shekulli XX

“Me anë të kësaj ekspozite kemi për synim t’i theksojmë idetë progresive, të cilat vunë një vulë të madhe mbi fotografinë artistike të Hungarisë në shekullin XX nëpërmjet disa veprave të fotografëve të shquar botërorë dhe artistëve të tjerë, të cilët deri së fundmi ishin më të njohur në Hungari se sa  në pjesën e mbetur të botës. Përzgjedhja është bërë nga koleksionet që ndodhen në Muzeun hungarez të fotografisë”, thuhet në njoftimin e Galerisë.

Dashamirësit e fotografisë artistike, në përgjithësi, bien dakord se në periudhën mes luftërave botërore, Hungaria qëndronte në kulm për sa i përket rëndësisë së artistëve të saj fotografikë. Fotografia e AndreKertes (emri i lindjes: AndorKertes/ AndorKertész), LasloMoholi- Nagj (LászlóMoholy-Nagy), Brasaj (Brassaï, pseudonim i GjullaHolas/ GyulaHalász) dhe Marton Munkaçi (MártonMunkácsi) është në nivel të lartë në të gjithë botën dhe me të vërtetë, veprat e tyre konsiderohen ikona absolute të fotografisë mes luftërave. Me pikturat e paraqitura në ekspozitë, që zënë periudhën e viteve para Luftës së parë botërore e deri në fund të Luftës së dytë botërore, mund të gjejmë veprat origjinale të këtyre fotografëve të mëdhenj.

Trendet moderne në fototgrafinë hungareze nga shekulli XX

“Por kemi edhe një qëllim: gjegjësisht, duam të paraqesim se si veprat e fotografëve mbase më pak të njohur hungarez të asaj periudhe, si Angello (Angelo), KarojEsher (KárolyEscher), ImreKinski (ImreKinszki), JozhefPeçi (JózsefPécsi), Judit Karas (Judit Kárász), si dhe të IshtvanKernj (IstvánKerny) ishin pasqyruese të eksperimentalizmit të asaj  kohe dhe ideve alternative që binin ndesh me stilet dominuese të zakonshme të shfaqura më së miri me anë të piktorializmit të vonshëm dhe të ashtuquajturit stil “hungarez””, thuhet më tej në njoftim.

Montazhet e hershme të IshtvanKernjit, të cilat u ngjasojnë autoportreteve, fotografitë  abstrakte të ImreKinskit apo fryma bashkëkohore e shprehur përmes modës dhe fotografisë reklamuese të Judit Karas dhe JozhefPeçit, të shkolluar në “Bauhaus”, janë aspekte të rëndësishme të historisë së fotografisë në Hungari. Këta fotografë – për dallim nga bashkëkohorët e tyre, të cilët fituan respekt jashtë shtetit dhe vazhdojnë të konsiderohen personalitetet kryesore të historisë ndërkombëtare të fotografisë, asnjëherë nuk krijuan stile dhe shkolla të tyre.
Megjithatë, siç mund të duket nga fotografitë e ekspozitës, vërtetojnë qëndrimin e pakohë krijues që përdor në mënyrë të vetëdijshme mjetin e fotografisë.

Qëllimi i ekspozitës “Trendet moderne të fotografisë hungareze të shekullit XX” është të mund të paraqesim fotografi të ndryshme të cilat në kohën e tyre kanë paraqitur një formë progresive të shprehjes vizuale dhe që janë rezultat i një bote të guximshme, moderne dhe vizuale.

Ekspozitën do ta prezenton Drejtori i Muzeut të Fotografisë Hungareze,y. Petar Baki.

Fjalime përshëndetëse:

Ekselenca e tij z. Laszlo Ishtvan Duks, ambasador i Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedoniasë së Veriut,

Dr. Dita Starova Qerimi, drejtor i Galerisë Nacionale,

Nikola Gligorov, drejtor i Direkcionit për Kulturë dhe Art.