Galliani: Piatek dhe Paqueta si Sheva dhe Kaka

Adriano Galliani beson se Krzysztof Piatek dhe Lucas Paqueta do të kenë një të ardhme të ndritur te Milani.

Ish-drejtori i kuqezinjve ka krahasuar dyshen e lartpërmendur me ikonat Andriy Shevchenko dhe Kaka”.

“Me pëlqen ky Milan, është forcuar shumë në janar me Paquetan dhe Piatekin”.

Pas paraqitjeve të mira te Genoa, vazhdon te Krzysztof Piatek  (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Piatek më kujton Shevan, menjëherë e mendova këtë pasi e pash. Ëndrra ime është se Piatek dhe Paqueta të bëhen Sheva dhe Kaka të rinj”.

“Lojtarët kanë ndryshuar, por (Gennaro) Gattuso luan gjithmonë me 4-3-3. Piatek dhe Paqueta kanë rritur kualitet e kuqezinjve”, ka thënë Galliani.

Lexo po ashtu:

Piatek ma shënuar katër gola në katër ndeshjet me Milanin, ndërsa Paqueta la shenjë me gol në fitoren ndaj Cagliarit në fundjavë.

Aktualisht Milani renditet në vendin e katër në Serie A me 39 pikë, katër më pak se Interi. /Telegrafi/

TAGS