Alsat 2019-12-10T22:53:14+01:00
Ambasadorja e Britanisë së Madhe ishte e ftuar sot në emisionin “Programi 200” në Alsat, ku foli për ndihmën e madhe që ka dhënë Britania e Madhe për integrimin e vendit tonë në NATO e Be, por edhe për votimet e kësaj të enjte në Britani ku do të përcaktohet edhe fati i saj për një dalje definitive nga BE-ja. Ambasadorja Galluei foli edhe për situatën në vendin tonë ku tha se reformat duhet të ecin para dhe e rëndësishme është që njerëzit këtu të rindërtojnë besimin duke gjetur qasje të barabartë në ligj.
Ka ligje të mira në Kushtetuese, por ato duhet të zbatohen plotësisht me kujdes, dhe mendoj se problemi, sfida është se në shumë nga këto fusha duhet të zbatohen ngadalë, që të ketë impakt. Por, nëse do të ndërtosh besimin e njerëzve, po ashtu duhet të bëhet në mënyrë transparente, dhe mendoj se kjo është sfida në vitet e ardhshme. Ashtu siç reformat ecin para, është me rëndësi që publiku ta kuptojë në çdo nivel çfarë ndodh, që të mund të rindërtohet besimi, dhe njerëzit të besojnë dhe ndjejnë se të gjithë kanë qasje të barabartë në ligj- tha Gallouei.
Loading…