18 Nëntor 2018 / 17:21
Ambasadorja e Britanisë në Maqedoni, Rejçell Gallouej vlerëson se Lufta kundër korrupsionit dhe reformat në gjyqësorë janë hapat kryesorë që duhet të ndërmerr vendi. Ajo në një intervistë për Radioevropa e Lirë, u beri thirrje shumicës dhe opozitës që në mënyrë konstruktive t’i qasen çështjes së emrit dhe të arrijnë koncenzus së Parlament. Gallouej vlerëson se arritja e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë përveç se e stabilizon rajonin, i kontribuon edhe rritjes së ekonomisë. Në lidhje me ikjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kërkesën e tij për azil në Hungari, ambasadorja britaneze thekson se duhet të respektohet sundimi i së drejtës dhe vendimet të merren duke u bazuar në Kushtetutën e Maqedonisë dhe ligjet.
Qëndrimi jonë në vazhdimësi ka qenë se sundimi i së drejtës është kryesore për të ardhmen e Maqedonisë. Vendi po del nga një krizë politike dhe që kjo dalje nga kriza të jetë e qëndrueshme dhe e suksesshme, duke e pasur parasysh se krizë ishte edhe për mbajtjen e përgjegjësisë, patjetër e kemi të vërtetohet se pason sundimi i së drejtës dhe të shohim se vërejtjeje do të procedohen në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë por edhe në pajtim me sundimin e së drejtës”- tha Rejçell Gallouesj, ambasadorja e Britanisë së Madhe.
Loading…