Gara për Këpucën e Artë pa penallti: Mbappe e zë Messin, 16 golashënues më të mirë se Ronaldo

Gara për Këpucën e Artë pa penallti: Mbappe e zë Messin, 16 golashënues më të mirë se Ronaldo

Lionel Messi është në rrugë të drejtë për ta fituar Këpucën e gjashtë të Artë Evropiane në fund të këtij sezoni, por si do të dukej kjo garë nëse golat e shënuara nga penalltitë nuk do të llogariteshin?

Këtë sezon, argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi, mund ta thyejë rekordin e vet për më së shumti Këpuca të Arta të fituara. Për momentin ai i ka pesë, ndërsa Cristiano Ronaldo i ka katër, transmeton Gazeta Express.

Gjatë ndeshjeve të këtij sezoni, Messi i ka shënuar 29 gola për Barcelonën. Kjo nuk është shifra më e mirë në Evropë pasi që Zakaria Beglarishvili i ka 30 e Liliu i ka 31. Mirëpo, çmimi ndahet përmes një sistemi sipas të cilët një gol në ligat më të mira është baras me dy pikë, ndërsa golat e shënuara në ligat më të dobëta të Evropës vlejnë vetëm një pikë.

Kjo do të thotë që Messi e kryeson këtë garë, me 58 pikë. Pas tij radhitet Kylian Mbappe i Paris Saint-Germainit me 52 pikë, ndërsa në pozitë të tretë renditet Fabio Quagliarella me 42 pikë.

Mbappe është tri gola larg rekordit të Messit, mirëpo ai do të kishte baras pikë me yllin argjentinas nëse golat e shënuara nga penalltitë nuk do të ishin llogaritur.

50 pikë – Lionel Messi dhe Kylian Mbappe

34 pikë – Sadio Mane dhe Krzysztof Piatek

32 pikë – Sergio Aguero dhe Duvan Zapata

31.5 pikë – Luuk de Jong

30 pikë – Fabio Quagliarella, Luis Suarez, Robert Lewandowski, Zakaria Beglarishvili, Paulinho, Luka Jovic, Raheem Sterling dhe Arkadiusz Milik

28.5 pikë – Mbwana Samatta

28 pikë – Cristiano Ronaldo, Pierre-Emerick Aubameyang, Mohamed Salah, Wissam Ben Yedder dhe Paco Alcacer

27 pikë – Robert Skov

TAGS