Garcia iu përgjigjet spekulimeve që e lidhnin me Milanin

Garcia iu përgjigjet spekulimeve që e lidhnin me Milanin

Trajneri i Marseille, Rudi Garcia, ka distancuar veten nga spekulimet që e lidhnin me Milanin.

Francezi që në të kaluarën ka drejtuar Romën, është përmendur në media së fundi si kandidatë potencial për të zëvendësuar Gennaro Gattuson te Milan në fund të sezonit.

“Nuk më mungon Italia sepse tashmë kam ngrënë pasta të mira”, ka deklaruar Rudi Garcia në konferencë për media, përcjell ‘lajmi.net’.

“Situata ime nuk është e rëndësishme. Kam nevojë ta dërgojë Marseillin as më lartë që është e mundshme në tabelë. Gjërat tjera janë të vogla për mua”.

“Mund të kthehem në Itali kur të pensionohem”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS