13 June 2018 / 15:38
Kreu i opozitës Greke Cyriakos Micotakis ka kërkuar nga presidenti Grek Prokopis Pavlopulos të intervenojë që marrëveshja e arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë përpara nënshkrimit të saj të kalojë në Parlamentit Grek, për të vërtetuar nëse shumica beson në këtë marrëveshje. Ndërkohë zëdhënësi i Qeverisë greke Canakopulos tha se marrëveshja është fitore politike, pasi sipas tij është zgjidhur një çështje e cila e ka tanguar vendin por dhe Ballkanin për 30 vite.
Jam i bindur se gjatë kohës edhe ata të cilët nuk pajtohet dhe kundërshtojnë, do të kuptojnë se bëhet fjalë për kompromis të domosdoshëm politik dhe diplomatik, dhe pos kësaj që është kompromis, plotësisht i garanton dhe mbron interesat e vendit tonë – deklaroi Canakopulos, Zëdhënës i Qeverisë Greke.
Marrëveshjen e ka përshëndetur Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Këshilli i Evropës.
Departamenti Amerikan i Shtetit
“SHBA i uron kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë si dhe përshëndet marrëveshjen historike. Zgjidhja do të jetë në të mirë të të dyja vendeve dhe do të rris sigurinë rajonale. Jemi të gatshëm të mbështesim këtë marrëveshje siç u kërkua nga të dyja vendet”
Ambasadori i Britanisë Çarlls Geret tha se marrëveshja i hap perspektivën evropiane Maqedonisë.
Kjo marrëveshje do t’i hap rrugën Maqedonisë të eci drejtë integrimeve euroatlantike që t’ju bashkohen NATO-së dhe BE-se dhe kjo nuk është e mirë vetëm për Maqedoninë por edhe për rajonin dhe është mirë për të gjithë ne – u shpreh Çarlls Geret, Ambasador i Britanisë.
Ka Reaguar edhe Moska zyrtare. Ministri i jashtëm rus Lavrov shpreson se qytetarët e dyja vendeve do ta mbështesin marrëveshjen.
Vjollca Aliti