Alsat 2019-10-20T17:12:53+02:00
Liderët e partive politike në vend, tashmë kanë filluar të mblidhen në vilën Vodno pas takimit të thirrur nga presidenti Stevo Pendarovski, pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve. Në takim ka arritur edhe kreu i partisë Alternativa, Afrim Gashi. Në takim tashmë janë mbledhur edhe, lideri i Aleancës për Shqiptarët , Ziadin Sela, kreu i integristëve, Ali Ahmeti, dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Në takim pos dështimit për datën, liderët pritet të bisedojnë edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat një ditë më parë i kërkoi kryeminsitri Zaev dhe i pranuan të gjitha partitë.
Loading…