Gattuso ‘i varfër’, por i lumtur, italiani është trajneri me rrogën më të vogël në Serie A

Gattuso ‘i varfër’, por i lumtur, italiani është trajneri me rrogën më të vogël në Serie A

Raportohet se Gennaro Gattuso është trajneri më pak i paguar në Serie A.

Ai kur mori drejtimin e skuadrës së parë të Milanit e bëri me rrogën e Primaveras (skuadrës të të rinjve).

Lexo po ashtu:

Sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri i Rossonerëve fiton 120 mijë euro për sezon.

Kjo shumë e bënë ata trajnerin më pagën më të vogël në kampionatin elitar italian, ndërsa në vendin e 19-të është Fabio Pecchias i Hellas Veronës i cili fiton 250 mijë euro.

Gennaro Gattuso duke festuar fitoren ndaj Interit në Kupën e Italisë (Getty Images)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, besohet se fiton shtatë milionë euro për sezon, ndërsa Luciano Spalletti katër milionë.

Vlen të theksohet se Vincenzo Montella sa ishte pjesë e klubit nga Milano fitonte tre milionë euro për sezon.

Edhe pse Gattuso është ‘i varfër’ nga rroga, ai ka ndryshuar Milanin me ardhjen e tij. /Telegrafi/