Gattuso për paraqitjet e mira të Milanit: Meritat i ka gjithë skuadra, jo vetëm Piatek dhe Paqueta

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se suksesi i skuadrës nuk varet vetëm nga Lucas Paqueta dhe Krzysztof Piatek.

Dy të ardhurit e janarit me paraqitjet e tyre të mira e kanë ndihmuar skuadrën të renditet në vendin e katër me vetëm dy pika më pak se Interit.

Por, trajneri i skuadrës suksesi mendon se ka ardhur falë grupit dhe jo individëve.

Gennaro Gattuso në stërvitjen para Superkupes së Italisë ndaj Juves (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

“Meritat nuk duhet të shkojnë vetëm te Piatek dhe Paqueta, por gjithë skuadrës, meritat duhet t’i merr grupi për paraqitjet në fushë”.

“Entuziazmi i tifozëve na bën të lumtur, duhet të jemi të mirë që ta mbajmë lart dhe të shikojmë se ku do ta arrijmë”, ka thënë Gattuso për Milan TV.

Lexo po ashtu:

Që nga ardhja e tij te skuadra nga Milano, Piatek ka shënuar shtatë gola, një më pak se Gonzalo Higuain gjatë kohës së ishte lojtar i kuqezinjve.

Polaku erdhi nga Genoa, ai tashmë regjistron 18-të gola në këtë sezon, vetëm Cristiano Ronaldo kë më shumë se ai (19). /Telegrafi/

TAGS