Gazzetta dello Sport: Icardi – Cavani, po ndodhë shkëmbimi i madh

Gazzetta dello Sport: Icardi – Cavani, po ndodhë shkëmbimi i madh

Inter tash është në dijeni për dëshirën e Mauro Icardit që të largohet në verë.

Inter duket se është dorëzuar para dëshirës së Mauro Icardit, që po kërkohet tani nga PSG.

Skuadra italiane është e gatshme që të heq dorë nga sulmuesi argjentinas, ndërsa i do shërbimet e Edinson Cavanit, përcjell lajmi.net nga Gazzetta dello Sport.

Situata e dy sulmuesit është pak a shumë e ngjashme, pasi që të dy e duan largimin nga klubet e tyre aktuale.

Inter dëshiron ta shkëmbejë Icardin me Cavanin, ndërsa sipas mediumit italian, marrëveshja mund të arrihet qysh në fillim të muajit qershor. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS