Genc Prelvukaj dhe Aurela Gaçe, publikojnë këngën ‘Adrenalinë’

Genc Prelvukaj dhe Aurela Gaçe, publikojnë këngën ‘Adrenalinë’
23:49 | 25 Qershor 2019

Genc Prelvukaj e ka publikuar bashkëpunimin me Aurela Gaçen.

Genc Prelvukaj dhe Aurela Gaçe i kanë bashkuar idetë për projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Kënga mban titullin ‘Adrenalinë’ dhe vjen e realizuar me videoklip i cili u punua deri në detaje nga Black Fish Entertainment.

Për tekstin e këngës është kujdesur vetë Genci. Ky projekt u paralajmërua më parë dhe tani që është publikuar u mirëprit nga publiku./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS