Genc Prelvukaj konfirmon album me Eni Koçin edhe pse ajo nuk ishte në dijeni

Reperi dhe producenti shqiptar, Genc Prelvukaj, ditë më parë i dha fund beqarisë.

Ai i propozoi martesë Eni Koçit, këngëtares nga Shqipëria me të cilën është në lidhje tash e sa kohë.

Dhe, menjëherë dyshja ishin të ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku natyrisht se nuk munguan pyetjet provokative.

Teksa Eni pretendoi se për një kohë nuk do të ketë bashkëpunime me Gencin, ishte ky i fundit që befasoi duke konfirmuar album të përbashkët me të fejuarën e tij.

“Secili nga ne ka karrierën e vet. Ndoshta për njëfarë kohe s’do kemi ndonjë bashkëpunim, por koncertet ashtu kanë rastisur jo se jemi bërë grup”, ka thënë Eni.

Më pas Genci shtoi se ata do të bëjnë album.

“Unë për herë të parë po e dëgjoj këtë punën që s’do bëjmë këngë bashkë. Ky është diss i hapur. Unë po planifikoj album, por mi preu krahët”, u përgjigj Genci.

Eni dhe Genci kanë lansuar disa bashkëpunime së bashku, po ashtu tejet të suksesshme.

Ata vendosën ta bëjnë publike lidhjen e tyre në mesin e shumë spekulimeve të cilave nuk iu përgjigjën asnjëherë. /Telegrafi/

TAGS