Genc Prelvukaj parashikon se si do të zgjedhet kryeministri i ri

Genc Prelvukaj parashikon se si do të zgjedhet kryeministri i ri
16:44 | 26 Shtator 2019

Genc Prelvukaj ka treguar se si mendon që do të zgjedhet kryeministri i ri i vendit.

Genc Prelvukaj përmes një statusi në Facebook, është përfshirë në çështjen e politikës, shkruan lajmi.net.

Meqë jemi në kohën e fushatës zgjedhore, reperi bëri një analizë se si do të zgjedhet kryeministri i ri.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I GENCIT, PA NDËRHYRJE:

“Sipas te gjitha sondazheve, cilado parti politike qe del e para ne zgjedhje, me shume mundesi duhet te beje marreveshje me dy parti tjera per te fornuar qeverine.
Ne kete rast nuk ka ndryshim thelbesor, eshte thjeshte iluzion optik, sepse elementi i vjeter serish permes kesaj matematike kontrabandohet ne pozitat me te rendesishme te shtetit.
Me keto numra dhe kete logjike, kryeministri i ardhshem gjithsesi kushtezohet nga partneret e koalicionit, perplasen idete, programet, parimet politike etj dhe ne rast te shkelqimit te tij fillestar nis procesi i rrenimit te qeverise nga brenda pikerisht nga aleatet e tij paszgjedhor.
E kaluara na jep kete ndjenje….”. /Lajmi.net/
[embedded content]

TAGS