Genci me fjalë të mëdha për Aurelën pas koncertit të saj në Tiranë

Genci me fjalë të mëdha për Aurelën pas koncertit të saj në Tiranë
18:14 | 19 Shtator 2019

Genc Prelvukaj e ka vlerësuar lartë koncertin e Aurela Gaçes.

Aurela Gaçe dje mbajti koncert recital në Tiranë, ku këndoi disa prej hiteve të saj, shkruan lajmi.net.

Të pranishëm në këtë koncert ishin edhe shumë prej emrave të njohur të estradës, mes tyre edhe Genc Prelvukaj.

Ky i fundit, kishte rastin të këndonte në një skenë me Aurelën, e pas koncertit ai ka disa fjalë për të.

“Mbreme ne Tirane ne recitalin e Aurela Gaçes.
Nje spektakel i madh, ne nje nivel tjeter nga ajo qe kemi pare deri sot. Skenografi, teknikisht perfekt, publik i jashtzakonshem, bend fantastik, 100% live, balerine e statiste me shume stil, ndersa Aurela ne interpretim dhe energji me e madhe se kurre.
@aurelagaceofficial Kenaqesi e madhe qe ndame disa minuta bashke ne skene”, janë fjalët e Gencit. /Lajmi.net/

TAGS