Genesis sjellë makinën e parë SUV, e fuqishme dhe me dizajn shumë të mirë

Genesis sjellë makinën e parë SUV, e fuqishme dhe me dizajn shumë të mirë

Me GV80, Genesis ka hyrë zyrtarisht në tregun e makinave SUV

Për një kohë të gjatë, Genesis ka paralajmëruar se do të sjellë makinën e parë SUV, ndërsa tani e ka shfaqur modelin GV80, tërësisht të ri, transmeton Telegrafi.

Dukja e jashtme dhe e brendshme e kësaj makine, ka dizajn shumë të mirë, që i pëket gjuhës së re dizajnuese Athletic Elegance, që ka një grill masiv si dhe drita të drejta horizontale.

Nëpërmjet kësaj makine, që ka dukje shumë moderne, Genesis ka dashur të rivalizojë me modelet e ngjajshme si BMW X5. Sikurse BMW X5 dhe Audi Q7 edhe Genesis GV80, do të ofrohet me dy dhe tri rradhë ulësesh.

Fuqia e kësaj makine është shumë e lartë, pasi motori me 3.0 litra prodhon 278 kuaj fuqi, si dhe versioni me 3.5 litra që prodhon 304 kuaj fuqi.

Shitja e Genesis GV80 do të fillojë në fund të muaj, ndërsa para se të ndodhë kjo, pritet të mësohet se sa do të kushtojë.

https://www.youtube.com/watch?v=fR8TCWtSvNg&feature=emb_logo