Nga: Senat Ferati
Nëse mënyra e likuidimit fizik të gjeneralit iranian Kasem Sulejmani, si figurë e establishmentit shtetëror, nga ana e SHBA-së, nuk është akt terrorist, atëherë vërtetë termi “akt terrorist” po është një oksimoron perfekt. Aq më tepër, kur të merret parasysh vulgariteti i dizajnimit të vrasjes së një figure karizmatike të një shteti me rëndësi rajonale rrespektibile, siç është rasti me Iranin, si fuqi gjeopolitike në Lindjen e Mesme.
Arsyetimi i vrasjes nuk është hiç më pak se qesharak meqë Uashingtoni zyrtar nuk ka dhënë dëshmi të bindshme se cilat ishin caqet të cilat kinse i kishte synim gjeneral Sulejmani, sepse opinioni ndërkombëtar nuk e ka kujtesën aq të shkurt që të harrojë se SHBA-të po me këso gënjeshtre e arsyetoi dhe pushtimin e Irakut – kinse Sadam Huseini po dispononte me armatim kimik dhe biologjik të ndaluar me konventat ndërkombëtare, gjë që nuk u vërtetua as sot e kësaj dite! Andaj, përtej kësaj gënjeshtre politike ka diçka më tepër, diçka që flet më shumë se vrasja e një personi, sado karizmatik qoftë. Dhe ky element mund të deshifrohet vetëm nëse merret parasysh koha e likuidimit të Kasem Sulejmanit, meqë ky ka mund të vritet edhe më herët qoftë nga CIA apo nga Mosadi.
Arabia Saudite kishte llogaritur se SHBA-të në luftën me Jemenin, përveç me armatim, do ta mbronte edhe me infrastrukturë informatike dhe me ombrellë diplomatike, gjë që nuk ka ndodhur sipas pritshmërive të tyre. Dhe sidomos sulmi i rafinerisë së naftës në Abqaik, si një vend me depozita më të mëdha të naftës në botë, në shtatorin i vitit të kaluar, ishte pika kulminante e cila e largoi eklipsin prej syve të qeveritarëve saudit sepse SHBA-të, përveç dënimit diplomatik të sulmit dhe përveç se për sulmin gjegjës fajësuan iranianët, nuk ndërmorën asgjë konkrete për të mbrojtur interesin e përbashkët saudito-amerikan. Që nga ky moment establishmenti saudit ka filluar që të ndryshojë qasjen ndaj krizës me Jemenin, por edhe të rimodelojë marrëdhëniet me Iranin që kur ky ia doli dukshëm të i avancoj marrëdhëniet politike e kulturore me shumë vende sunite, sidomos me Turqinë, Malezinë dhe Katarin, gjë që po ndikonte në imazhin pozitiv të Iranit në botën islame. Dhe pikërisht në këtë kohë hynë në lojë gjeneral Sulejmani me aktivitetin e tij në fushën e diplomacisë së fshehtë, sepse ishte pikërisht ky personi i cili kishte vendosur kontakt me figura politike në Rijad me qëllim të uljes së tensionit në raportet shtetërore mes Iranit dhe Arabisë Saudite. Në lidhje me këto bisedime kishte shkuar edhe në Bagdad ditën që u likuidua. Pyetja që është pezull këtu është: nëse Sauditët kishin interes të i përmirësonin raportet me Iranin, dhe po kështu edhe Irani, atëherë kush e dekonspiroi aktivitetin e këtij të fundit? Kujt nuk i konvenon zbutja e marrëdhënieve acaruese mes sauditëve dhe iranianëve, sepse në funksion të kësaj ishte edhe takimi i paraparë i tij më 03 dhjetor me kryeministrin irakian? Ata që i njohin raportet gjeopolitike e gjeostrategjike të Lindjes së Mesme e kanë të qartë se përmirësimin e raporteve mes këtyre dy popujve nuk e duan vetëm SHBA-të dhe Izraeli, meqë këtyre u konvenon fragmentim i botës islame për të evituar krijimin e ndonjë blloku politik të shteteve myslimane në Lindjen e Mesme. Sidomos ky i dyti bënë investime në aspekte të shumta për të nxitur ndonjë konflikt ushtarak mes Arabisë dhe Iranit, krejt me qëllim të dobësimit në vazhdimësi të Iranit, tashmë kur Arabinë Saudite veç më e kanë nën mbikëqyrje. Këta edhe më herët kishin kërkuar leje nga Uashingtoni për ta likuiduar Sulejmanin, por nuk kishin marrë dritë jeshile për shkak të rreziqeve që mbarte me vete atentati ndaj një figure karizmatike politiko-ushtarake, siç ishte gjeneral Sulejmani, edhe përtej botës shiite.
Koha e vrasjes së Kasem Sulejmanit, i cili kishte marrë pjesë në luftën në Bosnje, i cili kishte penguar pushtimin e Bagdadit prej ISIS-it, i cili së fundi u angazhua edhe në përmirësimin e raporteve arabo-iraniane përçon shumë mesazhe në botën islame.
Data 28.03.2024
Aktuale
- Si do të reagojë Lirimi? Santiana zbulon se ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm
- Taravari në panel diskutimi për integrimin e personave me aftësi të kufizuara
- BDI nesër zyrtarizon marrëveshjen me Lëvizjen e Turqve, Salih Murat dhe Sulejman Baki
- Grubi pas vendimit të Selës t’u bashkuar me BDI: Si mbet puna e 20 plusit?!
- Nita Latifi feston ditëlindjen, ja sa vite mbush
- Moderatorja e vë në siklet Bucin, para Veronës e pyet për Santianen
- ASH-ja e “Selës” vendos, do të shkojë bashkë në zgjedhje me BDI-në
- (VIDEO) Taravari: Sela e ka shansin e fundit të mos shkojë me BDI-në