Genoa – Juventus, formacionet zyrtare: Allegri e pushon Ronaldon

Genoa do të jetë nikoqir i Juventusit në javën e 28-të në Serie A.

Vendasit futën në këtë takim për të marrë maksimumin e pikëve, pasi në tri ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm dy pikë.

Në anën tjetër kampioni në fuqi i Italisë, Juventus ka udhëtuar drejt Genoas për të vazhduar serinë e fitoreve.

Zonja e Vjetër është shumë afër ta mbrojë titullin e kampionit dhe një fitore ndaj Genoas i afron edhe më shumë drejt qëllimit të tyre.

Tanimë dy trajnerët, Cesare Prandelli dhe Maximiliano Allegri kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë takim.

Formacionet zyrtare:

Genoa: Radu, Criscito, Zukanovic, Pereira, Radovanovic, Rolon, Lazovic, Romero, Lerager, Sanabria, Kouame.

Juventus: Perin, Caceres, Bonucci, Rugani, Pjanic, Can, Bentacur, Cancelo, Sandro, Mandzukic, Dybala. /Telegrafi/

TAGS