Georgina vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, tregon se në mungesë të Ronaldos kalon kohën me fëmijët

Një shëtitje në qytet gjatë vikendit, gjithmonë është e mirëpritur dhe këtë mundësi nuk e lëshoi edhe Georgina Rodriguez.

Partnerja e Cristiano Ronaldos, tani pasi është një figurë e njohur, nuk ngurron edhe të ndajë pjesë nga dita e saj me ndjekësit në rrjetet sociale.

Mëngjesin e të shtunës, Georgina e kishte ndarë për një shëtitje në qytetin e Torinos së bashku me vajzën e vogël, Alana Martina.

Alana nuk pushonte duke thirrur babanë e saj, i cili ishte në udhëtim në Bologna me Juventusin për ndeshjen në kuadër të Kupës së Italisë.

Lexo po ashtu:

Rodriguez tregon se vajza e saj njëvjeçare është zgjuar në mëngjes kështu dhe nuk ka pushuar duke thirrur babanë e saj.

Kujtojmë se Alana është fëmija më i vogël dhe i vetëm i përbashkët i çiftit, ndërsa Ronaldo ka edhe tre fëmijë tjerë që kanë lindur me nëna surrogate.

Ai u bë baba për herë të parë më 17 qershor 2010 kur erdhi në jetë djali Cristiano Jr., i cili lindi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më vonë (8 qershor 2017), CR7 u bë baba i binjakëve, vajzës Eva dhe djalit Mateo, po ashtu në SHBA përmes një nëne surrogate. Derisa Georgina e lindi Alana Martinan më 12 nëntor 2017. /Telegrafi/

TAGS