Gerrardi shënon një supergol në ndeshjen kundër legjendave të Milanit

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, shkëlqeu në ndeshjen kundër legjendave të Milanit, e cila përfundoi me rezultat 3:2 në favor të anglezëve, në “Anfield”.

Steven Gerrard i gëzoi tifozët e Liverpoolit edhe një herë tjetër sot, duke e shënuar golin e fitores në ndeshjen kundër legjendave të Milanit. Gerrard, tani trajner i Rangers, festoi para tifozëve në “Anfield” edhe një herë, transmeton Gazeta Express.

Përvec Gerrard, në këtë ndeshje edhe Andrea Pirlo e dëshmoi se ende mund të luajë si futbollist profesionist, duke e shënuar një gol të mrekullueshëm nga goditja e lirë.

Kjo ndeshje u zhvillua për të grumbulluar para për bamirësi dhe në të morën pjesë disa nga lojtarët më legjendarë që të dyja klubeve, si dhe trajneri Carlo Ancelotti. /Gazeta Express/

TAGS