“Gëzuar dashuri”, Flor Mumajesi tërheq vëmendjen me urimin për ditëlindjen e Arilena Arës

“Gëzuar dashuri”, Flor Mumajesi tërheq vëmendjen me urimin për ditëlindjen e Arilena Arës

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren bukuroshe Arilena Ara. Ajo feston ditëlindjen. Edhe pse është vetëm 22 vjeçe, këngëtarja ka arritur t’i ngjisë shumë shpejt shkallët e karrierës, dhe kjo falë talentit të saj.



Ndërkaq nuk kanë munguar urimet nga miqtë për Arilenën, ku bie në sy ai i Flori Mumajesit. Ky I fundit ka postuar një foto me këngëtaren, ku ka bërë dhe një urim tepër special. Një puthje në faqe dhe një urim plot dashuri për këngëtaren u publikua nga kantautori në Instastory, pak pas mesnate.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri”, shkruan Flori, teksa shihen të dy të veshur me të bardha.

Dyshja ka sjellë disa projekte muzikore, si ‘Nallane’ apo ‘Doja’, të cilat janë kthyer menjëherë në hite pas publikimit të tyre.

TAGS