Giggs ka një arsyetim interesant për Solskjaer

Giggs ka një arsyetim interesant për Solskjaer
16:44 | 4 Tetor 2019

Legjenda e Man Utd, Ryan Giggs, i ka dalë në mbrojtje trajnerit të ‘Djajve të kuq’, Ole Gunnar Solskjaer.

Rezultatet e dobëta të Manchester United kanë bërë që kritikat të rriten jashtëzakonisht shumë për trajnerin norvegjez, Solskjaer.

Megjithatë, Giggs beson se trajnerit duhet dhënë kohë, pasi është shumë kohë e shkurtër për të parë ndryshime.

“Klopp është në vitin e tij të katërt tek Liverpool. Pep konsolidoi Man Cityn gjatë kësaj kohe. Mauricio Pochettino kaloi gjashtë vite me Spurs. Edhe Ole duhet t’i jepet kohë” ka thënë Giggs, transmeton lajmi.net.

Manchester United ka regjistruar performancë të dobët edhe në ndeshjen kundër AZ Alkmaar, duke mos bërë asnjë goditje drejt portës. /Lajmi.net/

TAGS